Www.Puthjet.Ch

Mirë Se Vini Në Puthjet.Ch
 
Qëllimet, idealet, nevojat e njeriut jan të shumta, por nga vet jeta mësojm se realizimet jan të pakta dhe të rralla. Hapjen e http://www.Puthjet.Ch kemi bërë me qëllim që shumë ç’ka nga jeta jon dhe nga interesat më të kërkuar, të mundeni ti gjeni tek ne. Shpeshëherë ndiejm mungesën e një vendi ku mundemi ti shprehemi mendimet dhe brengat, letërshkëmbimet etj.Këtu ju ofrohet mundësia për shuarjen e shumë mungesave. Ne si popull emigrant, ndiejm mungesën e tjetrit, dhe ndiejm mungesë për informacione rreth zhvillimit të trojeve tona shqiptare dhe rreth përparimit të çdo individi shqiptar. Këtu ofrohet mundësia që nga çdo pjesë e botës, në mënyrë virtuale të ndihemi afër, dhe të realizohemi njëri me tjetrin. Mirëpresim kontributin e juaj si me pjesmarrje poashtu edhe me shkrimet e juaja.
 
 Puthjet ChaT
 
Chat-i , është një aplikim që ju afron personave që përdorin Internetin, një bisedë në kohën reale. Duke i parë rrethanat dhe nevojat e shumta të rinisë sonë, kemi ofruar edhe këtë mundësi për një bisedë virtuale me njëri tjetrin. Chat-i ofron mundësi të një zgjerimi më të gjërë shoqëror, njohjen e rrethanave dhe zhvillimeve të ndryshme tek rinia, përmirsimin e shprehjës dhe drejtshkrimin në gjuhen tonë kombëtare.